Kushumlia (FBK) tregon pse është shtyrë Superkupa e Kosovës NULL NULL 23.08.2022 17:19 23.08.2022 17:19 Superkupa e Kosovës zakonisht është mbajtur në fillim të sezonit, por këtë vit do të mbahet më vonë. Komisari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Faton Kushumlia, ka treguar arsyen për Klan Kosova se pse është shtyrë gara në fjalë. Sipas tij, ka pasur kërkesa prej disa klubeve që Superkupa e Kosovës të zhvillohet në këtë formë. “Ka pasur kërkesa prej klubeve që të zhvillohet në këtë formë. Bordi e ka parë të arsyeshme dhe kështu e kanë aprovuar kalendarin”. “Aprovimi i kalendarit nënkupton që për edicionin 2022-23 aprovohen edhe datat e mbajtjes së Superkupës dhe Final Aid”. Kujtojmë se nesër (24.08.2022) në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës do të hidhet shorti për edicionin e ri të Superligës së basketbollit në dy konkurrencat, si dhe në ligat e tjera. Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm. Nesër hidhet shorti për edicionin Prince Caffe Superliga klankosova.tv