Kush po e ndjek Liverpoolin në Premier League? NULL NULL 29.12.2024 23:54 29.12.2024 23:54 Kampionatin e kaluar, shpëtoi krejt në fund pa rënë në ‘Championship’. Por Nottingham Forest, ka krejtësisht tjetër fytyrë në edicionin 2024/25. Ata sot e mposhtën Evertonin 0-2, për t’i grumbulluar 37 pikë në 19 ndeshje, dhe për ta kapur vendin e dytë në “Premier League”, raporton Klankosova.tv. Performanca fantastike e këtij ekipi, ka bërë që t’i shikojë aktulaisht prapa vetës, gjigantët anglezë të futbollit. Arsenali është i treti me 36 pikë, kurse Chelsea e katërta me një më pak. Kampioni aktual, Manchester City, i cili zë vendin e pestë, ka 6 pikë më pak se Nottingham, njofton Klankosova.tv. Shumë më larg gjendet Manchesteri tjetër. “Djajtë e Kuq” kanë plot 15 pikë më pak dhe me shumë vështirësi për ta arritur ekipin nga Nottinghamshire. Pavarësisht se goxha befasi është ecuria e “The Garibaldis”, ata në të kaluarën kanë qenë skuadër vërtetë e suksesshme. Nottingham Forest e ka fituar kampionatin anglez në edicionin 1977/78, kurse ka triumfuar dy herë edhe në Ligën e Kampionëve, në dy sezone radhazi (1979 dhe 1980).