Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kush paguhet nga Federata?”, FFK: Informacione të kaluara dhe të pabaza

NULL NULL
29.09.2024 17:12
Agim Ademi

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar ndaj disa lajmeve të gazetës Albanian Post në pronësi të Baton Haxhiut, rreth asaj se kush paguhet nga kjo federatë?.

FFK-ja këto raportime i cilëson si shkrime të kaluara dhe të pabaza.

“Federata e Futbollit të Kosovës është sulmuar javëve të fundit nga një grup i strukturuar kriminal me interesa të caktuara, të cilët e sulmojnë Federatën, Kombëtaren, klubet e futbollit dhe futbollin në përgjithësi, veçanërisht kur pretendojnë se mund të ketë zgjedhje në FFK dhe të kapin këtë institucion”, thuhet në deklaratën e FFK-së transmeton Klankosova.tv

“Përmes këtyre sulmeve, ata kanë vendosur të riciklojnë informacione të pabazuara që ishin shpërndarë edhe në periudha të kaluara. Këto pretendime tani janë të njëjtat që janë sqaruar vite më parë nga një mori e institucioneve dhe organeve të drejtësisë, dhe ky është një kapitull i mbyllur”, thuhet tutje në reagim.

“Sa i përket shpifjeve, Baton Haxhiu dhe pseudo-gazetarët e tij, duke keqpërdorur të gjitha standardet etike dhe morale, përmes mediave të tyre që nuk kanë as audiencë masive e as vëmendje të duhur, kanë spekuluar me qëllim shantazhimin dhe dëmtimin e imazhit të futbollit përmes sulmeve ndaj klubeve, Kombëtares së Futbollit dhe vetë Federatës. Fatkeqësisht, ata po thirren në vlera të larta të gazetarisë dhe gazetarinë hulumtuese, por kanë shkelur në mënyrën më flagrante rregullat bazë të etikës në gazetari”, thuhet ndër të tjera në deklaratën për media të Federatës së Futbollit.

Reagimin e plotë të FFK-së mund ta lexoni mëposhtë:

lajme të ngjashme