Kush ishte legjenda e muzikës David Bowie (Video) NULL NULL 11.01.2016 09:25 11.01.2016 09:25 Karriera e David përshinë periudhën mbi 40 vjecare, ai është një legjendë në industrinë e muzikës britanike dhe më gjerë Është legjenda e muzikës David Bowie që ndërroi jetë sot. Lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi djali i tij përmes rrjetit social Twitter, ndërkaq kult artisti Bowie njihet si një yll i papërshkrueshëm i tingujve muzikor, transmeton Klan Kosova. Karriera e David përshinë periudhën mbi 40 vjecare, ai është një legjendë në industrinë e muzikës britanike dhe më gjerë. Si një ndër hitet e tij më të popullarizuara ishte ai i vitit 1983 ‘’Let’s Dance’’ por që nuk mbetet i vetëm. David Bowie nuk kaloi edhe shumë ditë teksa ai me 8 janar festoi edhe ditëlindjen e 69 duke publikuar edhe albumin e tij ‘’Blackstar’’. për të cilin Rolling Stone e komentoi si kryevepra më e mirë rebeluese anti-pop e Bowie’t që nga vitet e 70’ta. Këngëtari njëherit edhe tekstshkruesi u rikthye në skenë pas albumit ‘’The Next Day’’ album ky i lansuar në vitin 2013 pash një pushimi 10 vjecar, transmeton Klan Kosova. Albumi fundit tashmë nga legjenda David Bowie u konsiderua si tejet magjik e që përmban një total prej 7 këngësh. “Blackstar” “‘Tis a Pity She Was a Whore”, “Lazarus” ”Sue Or in a Season of Crime” “Girl Loves Me”, “Dollar Days”, “I Can’t Give Everything Away”.