Kush fiton sonte në Ligën e Kampionëve, sipas qytetarëve? (VIDEO) NULL NULL nga Endrit Zogaj 12.04.2023 19:30 nga Endrit Zogaj 12.04.2023 19:30 Me sy e vesh në “Santiago Bernabeu”. Në një nga arenat më të mëdha në historinë e futbollit, të mërkurën do të zhvillohet super ndeshja ndërmjet Real Madridit e Chelseat në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndeshje kjo që do të transmetohet direkt në Klan Kosova. Në të njëjtën mbrëmje, flakë do të jetë edhe në “San Siro”. Aty do të takohen Milani, që ka shtatë Liga të Kampionëve, dhe Napoli i cili sivjet po marshon drejt titullit të Serie A pas 33 viteve. E disa qytetarë të Kosovës, por edhe të huaj, dhanë opinionin e tyre për këto sfida. Ndeshjet çerekfinale fillojnë nga ora 21:00, ndërsa në Klan Kosova do të ketë emision special me të ftuar në studio për këto takime.