Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kush është Ales Bialiatski që e fitoi çmimin Nobel për Paqe?

NULL NULL
07.10.2022 14:08

Ales Bialiatski, aktivist bjellorus për të drejtat e njeriut, është një ndër  fituesit e këtij viti të Çmimit Nobel për Paqe.

Aktualisht, Ales Bialiatski ndodhet në burg, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Bialitski themeloi Qendrën për të Drejtat e Njeriut “Viasna” në vitin 1996 si përgjigjje ndaj brutalitetit ndaj protestave të ushtruar nga lideri autoritetar Alexander Lukashenko.

“Ai i ka kushtuar jetën promovimit të demokracisë dhe zhvillimit paqësor në vendin e tij”, tha Komiteti i Çmimit Nobel.

Aktivisti bjellorus për të parën herë u arrestua dhe mbajti burg nga viti 2011 deri në vitin 2014 me akuza për evazion fiskal, të cilat gjithmonë i ka mohuar.

Ndërkaq, ai prapë u burgos në vitin 2020, pas protestave masive të cilat u mbajtën për atë që opozita dhe monitorët e pavarur thanë se ishin kundër zgjedhjeve të kurdisura për të mbajtur Lukashenkon në pushtet.

lajme të ngjashme