Kush dominon ushtarakisht në Ballkan, Kroacia apo Serbia? (VIDEO) NULL NULL 07.01.2025 14:04 07.01.2025 14:04 Serbia vijon të bëjë investime të mëdha në armatim, përfshirë marrëveshjen e fundit me Izraelin për pajisje ushtarake me vlerë 335 milionë dollarë. Kjo ka ngjallur diskutime mbi dominimin ushtarak në rajon, transmeton Klankosova.tv. Lutfi Bilalli, ekspert i sigurisë, vlerëson se Serbia është aktualisht dominuese në Ballkan për sa i përket fuqisë ushtarake. “Nuk po hezitoj, por po them se, edhe pse na vjen të gjithëve rëndë, duhet të pranoj që po, për një çikë edhe më e fortë se Kroacia, edhe pse nuk dëshiroj ta them kështu”, tha Bilalli, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Ndërkaq, Bedri Elezi, po ashtu ekspert i sigurisë, mendon ndryshe. “Nga investimet që Kroacia ka bërë dhe po bën në organizimet e mbrojtjes së saj, del që Kroacia është e para në rajon dhe jo Serbia, madje as me blerjet e fundit të armatimeve nga Izraeli”, u shpreh ai./Klankosova.tv.