Kush do të paguajë më shumë për ta vizituar Luvrin? NULL NULL 31.01.2025 17:15 31.01.2025 17:15 Muzeu i famshëm i Luvrit në Paris po rindërtohet për të akomoduar fluksin e madh të vizitorëve dhe për këtë qëllim do të futet një sistem i diferencuar i tarifave të hyrjes. Dikush do të paguajë më shumë!Ata janë turistet zviceranë, të cilët në vend të 22 eurove do të paguajnë 30 euro. Tarifa e hyrjes do të rritet jo vetëm për qytetarët zviceranë por edhe për të gjithë vizitorët e tjerë që nuk vijnë nga një vend i BE-së, transmeton Klankosova.tv Presidenti Emmanuel Macron konfirmoi këtë strukturë çmimi bazuar në vendbanimin në një prezantim mbi të ardhmen e muzeut. Ideja vjen nga ministrja e Kulturës, Rachida Dati. Por se si do të zbatohet saktësisht ende nuk është sqaruar.