Kush do të ketë fat sipas astrologjisë këtë javë? (VIDEO) NULL NULL 30.11.2025 11:06 30.11.2025 11:06 Java e parë e dhjetorit pritet të jetë e mbushur me befasi për shumë persona. Astrologia Antigona Kotorri, ka folur për parashikimet javore në emisionin “Weekend”, në Klan Kosova, ku tha se kjo javë është e rëndësishme për shkak të pozicionimit të Hënës. “Hëna e plotë është momenti kur duhet të manifestojmë dhe të përfundojmë gjërat që duam t’i mbyllim, sepse më pas ajo nis të zvogëlohet. Kur vjen Hëna e re, ajo është e dobët, por pastaj fillon të trashet”, tha Kotorrri. Astrologia dha parashikime edhe për shenjat, transmeton Klankosova.tv. Dashi, ka mundësi të mirë për bashkëpunim me njerëz që i ka afër, duke krijuar një partneritet të ri. Ndërsa demi mund të shpenzojë për gjëra materiale, si telefona, veshje ose sende personale. Kur jemi te binjakët, ata kanë kaluar një periudhë të nevojshme reflektimi. Janë bipolar në disponim. Po ashtu ajo ka folur edhe për shenjat e tjera, për të kuptuar rreth tyre, ndiqni videon e mëposhtme: