Kush do të jetë regjisori i ri i Batman? NULL NULL 01.02.2017 15:28 01.02.2017 15:28 Ben Affleck ka dhënë dorëheqje nga filmbërja e pjesës së re të Batman. Ai sërish do të jetë producent i filmit dhe do ta ketë rolin kryesor, mirëpo siç ka thënë përmes një deklarate ai dhe kompania Warner Bros janë në kërkim të një regjisori të ri. “Është e qartë që un nuk mund t’i bëj të dyja punët në nivelin që kërkohet. Ky film ka personazhe të cilat kanë vend të veçantë në zemrat e miliona njerëzve. Performimi i rolit të Batman’it kërkon fokusim, pasion dhe padyshim, performancën më të mirë që mund ta jap”, ka thënë ai, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Aktori Affleck e kishte bërë debutimin e tij si superheroi i Warner Bros gjatë verës së kaluar në Batman v Superman: Daën of Justice, performancë për të cilën ka marrë një mori kritikash nga më të ndryshmet.