Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kush do të jetë kundërshtar i Barcelonës, Zhegrova apo ‘dhëndrri’ nga Dortmundi?

NULL NULL
12.03.2025 17:11

Përballja e parë e zhvilluar në “Signal Iduna Park”, nuk prodhoi fitues.

Lille dhe Borussia Dortmund ndeshën sërish sonte, kësaj radhe në Francë, për ta përfunduar aktin e dytë mes vete, prej ku edhe sigurohet bileta për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në këtë fazë, fituesin e duelit të sotëm e pret Barcelona, njofton Klankosova.tv.

Për dallim nga asi dardan, Edon Zhegrova, që ende s’po mund ta ndihmojë skuadrën e tij, “dhëndrri” nga Dormundi vazhdimisht po luan, sikur që bëri edhe në ballafaqimin e parë, që u mbyll 1-1.

Karim Adeyemi zhvilloi 90 minuta edhe në takim me francezët javën e kaluar, sikurse edhe në ndeshjen kampionale të vikendit, ku BVB humbi 0-1 nga Augsburg.

Lille – Dortmund është sfida e parë e mbrëmjes së sotme, e cila fillon në orën 18:45 dhe transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!

Liga e Kampionëve transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion!

 

lajme të ngjashme