Kusari: Me fillimin e stinës së pranverës duhet përdorur krem me faktor mbrojtës (VIDEO) NULL NULL 19.03.2022 10:09 19.03.2022 10:09 Dermatologja me përvojë shumëvjeçare, Nexhmije Kusari, ka folur rreth kujdesit që duhet kushtuar lëkurës gjatë stinës së pranverës. E ftuar në emisionin “Familja Ime” në Klan Kosova, ajo tha se kujdesi ndaj lëkurës në këtë periudhë duhet rritur, prandaj edhe me fillimin e pranverës duhet të aplikohet kremi me faktor mbrojtës. “Ndoshta jo kremra me SP faktorë të mëdhenj, por duhet startuar me SPF 20 apo 30 derisa më vonë gjatë stinës së verës duhet edhe të rriten faktorët. Kjo vlen për të gjithë, sidomos për ata të cilët kanë probleme me hiperpigmentim apo njolla. Ankesat e para në stinën e pranverës vijnë nga prezenca e njollave kafe në lëkurë të cilat janë normale te gratë shtatzëna dhe te gratë që përdorin kontraceptivë, derisa në disa raste edhe përdorimi i disa antibiotikëve ose kremrave shkakton paraqitjen e hiperpigmentimeve”.