Kusari-Lila: Vetëm 8 për qind e qytetarëve të komunitetit serb e mbështesin Listën Serbe (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kusari-Lila: Vetëm 8 për qind e qytetarëve të komunitetit serb e mbështesin Listën Serbe (VIDEO)

NULL NULL
25.05.2023 21:47
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, në emisionin “Rublikon” në Klan Kosova, duke iu referuar vlerësimeve të bëra nga OJQ-të serbe, ka thëvë se vetëm 8 për qind e qytetarëve të komunitetit serb e mbështesin Listën Serbe.

“Sipas vlerësimit që e kanë bërë OJQ-të serbe, pranueshmëria, apo mbështetja për Listën Serbe, muajin e kaluar në katër komunat në veri, ka dalë 8 për qind. Besueshmëria tek qytetarët e komunitetit serb”, është shprehur ajo.

Kusari-Lila tha se të gjithë qytetarët që janë betuar kanë paralajmëruar hapjen e konkurseve për vende të reja të punës, përcjell Klankosova.tv.

“Të gjithë kryetarët që janë betuar, tre sot dhe një më herët, kanë bërë ftesë dhe kanë paralajmëruar hapjen e konkurseve për vende të reja të punës, në të cilët kanë inkurajuar qytetarët e komunitetit serb të aplikojnë e natyrisht edhe angazhimin e tyre edhe në pozicione të tjera, e kjo duhet mbetet fokus e përkushtim i neve të gjithëve”, u shpreh tutje ajo.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.