Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kusari-Lila thotë se në Dragash ku qëndroi Hoti mund të jenë infektuar persona të tjerë

NULL NULL
03.08.2020 18:25

Deputetja e Alternativës, që është pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është përplasur me kryeministrin Avdullah Hoti lidhur me infektimin e tij nga COVID-19.

Ajo në T7 ka thënë se deklaratat e saj janë keqkuptuar dhe kërkesa e saj për dorëheqjen e kryeministrit nuk ka të bëjë me infektimin.

“Deklaratat e mia për dorëheqjen e Avdullah Hotit janë keqkuptuar. Për mua dorëheqja e tij s’ka të bëjë me infektimin, uroj që të mos ketë asnjë rast tjetër askush”.

Ajo e ka kritikuar Hotin, që gjatë të dielës ishte në terren, e më vonë tregoi se e ka bërë testin dhe ka dalë pozitiv.

“Në vend se t’i jap të gjithë informacionin e saktë mbi kohën kur është ndjerë keq ai në mbrëmje pas një dite plot aktivitete në terren tregon që ka dalë me virus”.

Kusari-Lila ka kritikuar edhe testimin e shpejtë të kryeministrit, pasi Hoti tha se e ka bërë testin të dielën rreth orës 16:00, ndërsa pas disa orësh njoftoi në Facebook se ka dalë pozitiv.

“Hera e parë që dëgjojmë se në Kosovë testi është procesuar për një orë, ose tri orë. Unë di edhe persona që kanë ndërruar jetë, deri sa kanë kaluar 48 orë familja nuk e ka ditur nëse ka vdekur nga COVID-19”.

Sipas Kusarit, nuk ka qenë e nevojshme që Hoti të marrë pjesë në aktivitete që më shumë duken si fushatë.

“Unë uroj të mos ketë persona tjerë të infektuar atje në terren. Numri ka qenë i madh, vetëm në përcjellje të tij, sepse ka pasë staf përcjellës – asistent, fotograf, mbrojtje të afërt, këshilltarë – diku 30 vetë. Mos të flasim për ata që i kanë vizituar bizneset, vetëm ata e dinë a kanë mbajtur maskë dhe distancë. Në fotografi shihen shumë afër njëri-tjetrit”.

“Vizitat janë të panevojshme në këtë kohë. Ai duhet të kujdeset në shikimin, furnizimin dhe menaxhimin e Spitaleve Rajonale me oksigjen, a e dini që ka dyshime të bazuara në mungesë të oksigjenimit”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.