Kusari-Lila: Presioni ndërkombëtar më i madh në Kosovë sesa në Serbi, sepse po reziston vetëm qeveria NULL NULL 31.01.2023 00:13 31.01.2023 00:13 Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se në Kosovë po bëhet presion më i madh se në Serbi nga ndërkombëtarët, sepse po reziston vetëm qeveria dhe jo edhe opozita. Kusari-Lila ka thënë se është parim që presioni të bëhet aty ku rezistenca është më e ulët. “Është parim i përgjithshëm që presioni të bëhet aty ku ka më pak rezistencë. Fatkeqësisht, presioni më i madh për Asociacionin po vjen në Kosovë, ku rezistencë po bënë vetëm qeveria”, ka thënë Kusari-Lila në DPT te Fidani, transmeton klankosova.tv. Kusari-Lila, duke iu përgjigjur deklaratave të të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të bëhet edhe pa kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se është e pamundur të rrëzohet qeveria. Ajo ka thënë se, edhe në rast rrëzimi, tashmë është dëshmuar që kjo nuk e dobëson atë. “Do të jetë shumë e vështirë, me zëvendësu pozitën me opozitën, duke parë konstolacionin e numrave në Kuvendin e Kosovës, pa pasur një kthim dramatik të deputetëve të pozitës. Unë dyshoj që ky është synimi, pasi që ndryshimi i qeverisë herën e kaluar, nuk solli një dobësim të lidershipit”, ka thënë ajo. Kusari-Lila ka thënë Qeveria aktuale është e para që s’ka varshmëri nga Lista Serbe. “Kjo qeveri është e para që nuk varet nga Lista Serbe, ne kemi bashkëpunuar me ta, por ata kanë dashur ta kenë një rol në qeveri, që e kanë pasur me qeveritë tjera”, ka deklaruar ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025