Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurtishi nderohet në 40 vjetorin e karrierës (VIDEO)

NULL NULL
27.03.2018 21:09

Për nder të ditës Botërore të Teatrit, ministri i Kulturës Kujtim Gashi i ka ndarë çmimin për vepër jetësore, aktores, Myrvete Kurtishit.

Gashi ka ndarë edhe  çmimin për shfaqjen më të mirë e i cili kësaj radhe ka shkuar për Teatrin e  Prizrenit ”Bekim Fehmiu”me shfaqjen  ”Armiku i Popullit” të regjisorit Fatos Berisha, ndërsa çmimi për regjisorin më të mirë për shfaqjen ”Ata që ikin”, i është ndarë Kushtrim Bekteshit, njofton Klan Kosova.

Fituesja e çmimit për veprën jetësore, aktorja Myrvete Kurtishi tha se asnjëherë në jetë nuk ka pasur emocione më shumë se sa në këtë ceremoni, që sipas saj çmimin e sapo fituar e ka pritur qe 40 vjet.

Kronikë e zgjeruar nga gazetarja Mejreme Gashi.

 

lajme të ngjashme