Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti viziton futbollistët, “me Zvicrën e keni vështirë”

NULL NULL
nga Emanuell Syla 05.09.2023 19:11

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, gjatë ditës së martë ka vizituar futbollistët të cilët janë të grumbulluar në një hotel në periferi të Prishtinës.

Kreu i qeverisë është pritur nga i pari i shtëpisë së futbollit Agim Ademi dhe stafi i tij.

Kryeministri Kurti në një fjalim të shkurtër ka dhënë gjithë mbështetjen për futbollistët e Kosovës, ndërsa i ka paralajmëruar se me Zvicrën është më vështirë.

Prezent aty ishin edhe nga ministria e sportit në krye me ministrin Hajrulla Çeku.

Kosovë – Zvicër zhvillohet më 9 shtator në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë dhe transmetohet direkt në Klan Kosova.

lajme të ngjashme