Kurti thotë se për tri vjet, rritja e punësimit është 16 përqind NULL NULL 16.11.2023 12:39 16.11.2023 12:39 60 mijë vende të reja pune janë hapur për tri vjetët e para të mandatit të Qeverisë Kurti 2. Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti, në seancën që po debatohet rreth projektbuxhetit të vitit 2024. “16 përqind është rritja e punësimit për tri vjet. Kemi rritje të punësimit. Ne zotimet i kemi pasur për punësim dhe drejtësi. Tek drejtësia kemi pengesa ndonëse sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit është vërtetuar nga organizata ndërkombëtare prestigjioze”, është shprehur Kurti, njofton KlanKosova.tv. “Pengesat tona janë në njërën anë ligjet e kaluara në kuvend që vazhdojnë të mbesin të ngujuara në Gjykatën Kushtetuese”. Kreu i ekzekutivit ka thënë se për vitin e ardhëm do të punësohen edhe 500 policë e 600 ushtarë.