Kurti: Thaçi po anashkalon Kushtetutën, nuk është neutral sepse ka interes politik dhe synim personal NULL NULL 02.04.2020 19:31 02.04.2020 19:31 Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk është neutral ndaj partive dhe se ka anashkaluar një nen të Kushtetutës që i refereohet situatës pas një mocioni të suksesshëm ndaj qeverisë. Ai tha se presidenti ka interesin e tij politik dhe synime personale, njofton Klan Kosova. “Ajo që ishte e nevojshme por nuk u bë, përbën shkelje. Presidenti ka vendosur të anashkalojë nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Presidenti po sillet thua se Qeveria varet nga Kuvendi por ky s’varet nga populli, thua se zgjedhjet demokratike janë mjet por jo edhe vlerë”, ka shkruar Kurti. “Ajo që ishte e panevojshme por u bë, po ashtu përbën shkelje. Presidenti takoi gjitha partitë parlamentare politike, dhe, më pas kërkoi nga subjekti ynë fitues i zgjedhjeve të propozojë kandidatin për Kryeministër. Pra, Presidenti nuk është neutral, ai ka interes politik dhe synim personal, gjersa duhej t’ishte i paanshëm e procedural. Disi don të besojë se 25 marsi 2020 ka ndodhur pa 3 shkurtin 2020!”. Kurti tha se sidoqoftë, do t’i përgjigjen, në një moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi. Reagimi i Kurtit vjen pasi presidenti kërkoi emrin e mandatarit për formimin e qeverisë nga partia e tij. Vetëvendosje ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje pas fitores së luftës ndaj koronavirusit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë