Kurti takon Nimanbegun e Ulqinit: Festa e Pavarësisë është e të gjithë shqiptarëve NULL NULL 18.02.2026 16:23 18.02.2026 16:23 Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Ulqinit, Genc Nimanbegu, së bashku me delegacionin që e shoqëronte. Vizita u zhvillua një ditë pas shënimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me ç’rast Nimanbegu e uroi Kurtin për festën. Gjatë takimit, Kurti theksoi se festa e Ditës së Pavarësisë së Kosovës është festë e të gjithë shqiptarëve, pasi në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë kanë kontribuar shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe mërgata. “Diskutuan për tema me interes të përbashkët, përfshirë zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon, si dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në dobi të qytetarëve”, thuhet në një njoftim të zyrës për media të kryeministrit, transmeton Klankosova.tv. Kurti e falënderoi Nimanbegun për vizitën dhe urimet dhe shprehu gatishmërinë e plotë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në dobi të zhvillimit dhe mirëqenies së shqiptarëve në Malin e Zi. Nimanbegu i dhuroi Kurtit një maket punë dore të një anijeje ulqinake me vela, të punuar nga mjeshtri Xhevat Kashoxha.