Kurti takon ambasadorët e vendeve të QUINT-it NULL NULL nga Hekuran Sokoli 12.05.2023 10:43 nga Hekuran Sokoli 12.05.2023 10:43 Ambasadorët e vendeve të QUINT-it janë parë duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti. Nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar, por Klankosova.tv përmes burimeve mëson se takimi është duke u zhvilluar tani. Kujtojmë se ky takim vjen një ditë pas vizitës së emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak. Pas takimit me Kurtin të enjten, Lajçak në një prononcim para gazetarëve ka bërë të ditur se në takim është diskutuar rreth asaj se si BE-ja e sheh procesin e draft-statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. “Është shumë me rëndësi që ne ta kemi një kuptim të qartë për hapët e mëtutjeshëm. Ne kemi pasur një diskutim shumë të rëndësishëm dhe do ta kemi të njëjtin diskutim në Beograd. Ne e kemi marrëveshjen, e kemi aneksin dhe tani është shumë me rëndësi që ta kemi të qartë hapin 1, 2 dhe 3”. Lajçaku pas takimit me Kurtin: Biseduam rreth asaj se si BE-ja e sheh procesin e draft-statutit Ndërsa Kurti përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ka kërkuar nga Lajçak që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Kurti, Lajçakut: BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e marrëveshjes *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS klankosova.tv
Kosova Peleshi: Trupat tona po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë 2 months