Kurti, Lajçakut: BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e marrëveshjes NULL NULL 11.05.2023 11:13 11.05.2023 11:13 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Gjatë këtij takimi, Kurti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, njofton Klan Kosova. “Mirëprita Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, në zyrat tona qeveritare sot. Theksova nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje”. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS klankosova.tv