Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti takohet me eurodeputeten Geese, integrimi evropian ishte kryetemë

NULL NULL
15.03.2023 16:15
Albin Kurti, Agron Bajrami,

Takimi me grupin e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian ishte i radhës i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Strasbourg, ku u prit nga nënkryetarja Alexandra Geese, e shoqëruar nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dhe eurodeputeti gjerman Romeo Franz.

Nga zyra e kryeministrit njoftojnë se rrugëtimi i Kosovës në proceset e integrimit evropian ishte kryetemë e takimit. Nënkryetarja Geese riafirmoi se e mbështesin aplikimin e Kosovës në BE si dhe shprehu kënaqësinë që më në fund procesi i liberalizimit të vizave po shkon drejt fazave përfundimtare.

Përkrahja e vazhdueshme ndaj Qeverisë për reformat e brendshme dhe rezultatet e progresin e shënuar, nuk mungoi as kësaj radhe. Kurti përmendi aprovimin e Strategjisë për Energji 2022-2031 dhe objektivin tonë të tranzicionit dhe avancimit drejt energjisë së gjelbër e të ripërtëritshme, konform dhe agjendës e synimeve të Bashkimit Evropian.

Bëhet e ditur se në takim u bisedua dhe mbi procesin e dialogut me Serbinë, propozimin Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për pritshmëritë e takimit në Ohër të Maqedonisë së Veriut këtë të shtunë.

Kreu i ekzekutivit theksoi që Republika e Kosovë mbetet palë konstruktive, aktive dhe e përkushtuar sipas parimeve të demokracisë dhe vlerave të Bashkimit Evropian.

Përkrah kryeministrit Kurti në këtë takim ishin ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetare e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Fitore Pacolli.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.