Kurti: S’pranojmë shtyrje tjetër të reciprocitetit, nëse eskalon situata këtu është policia e KFOR-i NULL NULL 25.08.2022 13:36 25.08.2022 13:36 Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during a joint press conference with Germany's Foreign Minister Annalena Baerbock following their meeting in Pristina on March 10, 2022. Baerbock is on a two-day official visit to Kosovo. (Photo by Armend NIMANI / AFP) Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk do të pranojnë shtyrje tjetër të vendimit për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet për hyrje-dalje. Në një intervistë për Bloomberg, kreu i qeverisë tha se 1 shtatori pret që “të jetë një ditë e qetë dhe e zakonshme”, transmeton Klankosova.tv. Ai tha se “nëse situata përshkallëzohet në dhunë, policia dhe forcat paqëruajtëse të KFOR-it prej 3 mijë e 800 trupash të NATO-s do t’i japin fund”, tha ai. Kujtojmë se në lidhje me raportimet se Perëndimi i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që reciprociteti të shtyhet edhe për 3 muaj ka reaguar edhe Lajçak, i cili tha se “ka shumë spekulime, nuk di asgjë për këtë”.