Kurti pret në takim Ramën pas mbledhjes së përbashkët parlamentare NULL NULL 20.12.2024 14:14 20.12.2024 14:14 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Ky takim vjen pas mbledhjes së përbashkët të Kuvendit të Kosovës me atë të Shqipërisë, njofton Klankosova.tv. Ndërkaq, mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë i përmbylli sot punimet e saja. Ishte kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili bashkë me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali, me të cilën kishte përpiluar një deklaratë të përbashkët të mbledhjes së sotme. Kjo deklaratë u hodh në votim nga Konjufca dhe Spiropali dhe u votua nga deputetët e të dyja kuvendeve që ishin të pranishëm sot.