Kurti: Po i vazhdojmë përpjekjet për sfidën e zgjedhjes së presidentit NULL NULL 02.03.2026 14:14 02.03.2026 14:14 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Kuvendin e Kosovës për t’u takuar me kreun e LDK-së Lumir Abdixhikun. Para takimit, Kurti tha se po vazhdojnë përpjekjet për të përmbyllur me sukses sfidën e zgjedhjes së Presidentit, raporton Klankosova.tv. “Po i vazhdojmë përjepjekjet për të përmbyllur me sukses edhe sfiden e zgjedhjes së presidentit. Na duhet kandidati apo kandidatja që siguron 80 vota në sallë. Pas takimit me kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën, po takohemi edhe me kryetarin e LDK-së, gjithçka brenda fare pak ditësh do të mirret vesh”, tha ai. Sipas afateve kushtetuese, data e fundit për zgjedhjen e Presidentit është 4 mars. Në të kundërtën, vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Afati i Presidentit, Abdixhiku arrin në Kuvend për takim me Kurtin