Kurti për Veliun: Vinte me fjalë goje pa asnjë letër, kjo nuk është aventurë por është aksion

Kurti për Veliun: Vinte me fjalë goje pa asnjë letër, kjo nuk është aventurë por është aksion

NULL NULL
1 muaj më parë

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka folur për deklaratën e Agim Veliut, ministrit të Punëve të Brendshme, i cili dje në Kuvend të Kosovës në interpelancë ka deklaruar se sa ka qenë në Qeverinë Kurti si ministër nuk është lejuar të kryejë aksionin në Karaçevë.

Kurti në një konferencë për media tha se ai shkonte me ide që nuk i kishte të shpalosura në letër dhe pa hollësi.

“Ish-ministri i Brendshëm në Qeverinë time patë ardhur për të kërkuar leje për dy aksione një Zubin Potok dhe një në Karaçevë. Ai në të dy rastet pati dështuar për të më sjell diçka me shkrim për të dy planet, kjo nuk është mënyra se si duhet të veprojë Qeveria dhe të marrë vendime ministri”.

“Unë kam kërkuar aksion të menduar mirë dhe jo përralla. Ish-ministri im vinte me fjalë në goje pa asnjë letër, në këtë mënyrë ai nuk është aksion është aventurë. Nuk mund të pranoja një sygjerim të tillë që nuk kisha asnjë hollësi, asnjë fakt mbi planet dhe përgatitjet”

“Krejt çka ka mundur ai të më thoshte është se atë e ka siguruar Miradia (kryeshefe e inspektoratit policor) se gjithçka do të shkonte në rregull. Pra as kjo s nuk ishte me shkrim, as garancioni i Miradisë nuk ishte me shkrim, ishte gojarisht”, ka thënë Kurti.