Kurti për fundvit i uron deputetët me çokollata (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 20.12.2023 20:09 nga Flamur Gajtani 20.12.2023 20:09 “Babadimri” mbërriti të mërkurën në Kuvendit të Kosovës. Nëpër postat personale të deputetëve, ai la nga një kartolinë e një pako me çokollatë, raporton Klan Kosova. Ai doli të jetë kryeministri Albin Kurti, që ndryshe nga paraardhësit sivjet e ëmbëlsoi urimin për ligjvënësit, ani se nderi iu kthye mbrapsht personalisht nga një deputete e opozitës. Refuzimin e dhuratës, Ganimete Musliu e PDK-së e lidh edhe me dorë shtrëngimin e shefit të qeverisë për kategoritë e dala nga lufta. Simbolikat e tilla janë në rregull për monitoruesit e ekzekutivit, derisa të njëjtat nuk paguhen nga buxheti i shtetit. Nga Zyra e Kryeministrit konfirmuan për Klanin se këso dhurata sikur më 2022, u janë dërguar edhe kabinetit qeveritar, e pavarësisht refuzimit, urimi sipas ZKM mbetet i njëjtë – të jetë vit me shëndet e gëzime. /Klankosova.tv