Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti për France 24: Zgjedhje po, por së pari ligji – s’dua dështim pas dështimi

NULL NULL
07.06.2023 21:14
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se para se të mbahen zgjedhje të reja në katër komunat veriore, duhet të mbizotërojë ligji.

“Zgjedhjet do të mbahen sipas rendit dhe ligjit. Duhet të ketë vendosje të rendit dhe ligjit. Pa ligj nuk mund të ketë zgjedhje demokratike”, është shprehur Kurti për mediumin francez, France 24, transmeton KlanKosova.tv.

“Nuk dua dështim pas dështimit. Dua të angazhohem për konstruktivitet, rend, ligj dhe demokraci. Për këto nuk ka kompromis”.

Kurti ka përsëritur se legjitimiteti i kryetarëve aktualë është i dobët, por që askush tjetër nuk është më legjitim së ata për të pasur qasje në objektet komunale.

“Sot në tri komunat veriore situata përgjithësisht ishte e qetë. Pse? Sepse nuk ka pasur urdhër për dhunë nga Beogradi”.

“Nuk ju kanë dalë llogaritë. Kanë menduar se atje do të dështojë sistemi, por nuk ka ndodhur. Janë katër kryetarë. Nëse nuk do të hyjnë në ndërtesa zyrtare, ku duhet të hyjnë? Nëse ato s’janë për ta, për kë janë?”

“Ne kemi për ta mbrojtur kushtetutshmërinë. Këta katër kryetarë nuk shoh se do ta përfundojnë mandatin. Brenda muajsh mund të kemi zgjedhje, por nuk duhet të ketë banda. Duhet pasur kushte për zgjedhje të parakohshme”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.