Kurti: Nuk e mbështes Ballkanin e Hapur, nuk ka as website (VIDEO) NULL NULL 30.03.2023 22:08 30.03.2023 22:08 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur edhe rreth iniciativës së Ballkanit të Hapur. Kurti në Rubikon tha se nuk e mbështet këtë iniciativë. “Nuk kam qëndrim tjetër. Ballkani i Hapur, me sa e di unë as website nuk ka. Pra, është një iniciativë që nuk ka as platformë, as kontratë themelore, nuk ka as strategji, as plan veprimi”, tha Kurti. “Nuk është sipas rregullave të Bashkimit Evropian, nuk e ka financimin e Bashkimit Evropian dhe unë nuk mund ta mbështes një iniciativë të tillë”, theksoi ai Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months