Kurti merr pjesë virtualisht në samitin në Tiranë NULL NULL 29.02.2024 09:04 29.02.2024 09:04 Foto: Bloomberg Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë virtualisht në samitin e sotëm në Tiranë të Shqipërisë. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu. “Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri Kurti nuk do jetë i pranishëm fizikisht në samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e samitit virtualisht përmes një video-adresimi”, ka thënë Kryeziu. Përndryshe, sot në Tiranë mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ky samit mbahet një ditë pas atij Ukrainë-Evropa Juglindore në kryeqytetin shqiptar dhe do të ofrojë mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale. Në samit do të jetë i pranishëm edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi./Klankosova.tv. Sot mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes në Tiranë