Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti me Berishajn në Srebrenicë, Çitaku: Fyerje e poshtërim për Kosovën dhe viktimat

NULL NULL
11.07.2025 16:48

Sekretarja e Përgjithshme dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkuar në Srebrenicë për ta kujtuar gjenocidin serb mbi civilët e pafajshëm, nën shoqërinë e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Çitaku tha se vizita e Kurtit në Srebrenicë nën shoqërinë e Berishajt është fyerje dhe poshtërim për Kosovën, për viktimat dhe për të gjithë ata që luftuan për drejtësi dhe të vërtetën.

“Kur përkujtimi shndërrohet në spektakël hipokrizie, kur në emër të viktimave përpiqesh të pastrosh figurën e një njeriu të përfshirë në skandale të rënda, kjo nuk është as empati, as drejtësi, është abuzim”, shkroi Çitaku, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ajo shkroi se ky është një abuzim i skajshëm me dhimbjen dhe një arrogancë e frikshme ndaj kujtesës historike.

lajme të ngjashme