Kurti mbledhë kryetarët e komunave, diskutojnë për hallet e qytetarëve (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 24.09.2022 20:45 nga Qendresa Tershana 24.09.2022 20:45 Në Pejë, u mblodhën të shtunën kryetarët e komunave të Kosovës. Të prirë nga kryeministri Albin Kurti me vartësit e tij, për më shumë se dy orë u diskutuan problemet e komunave, njofton Klan Kosova. Performanca buxhetore të komunave, projektet kapitale e strategjia për menaxhimin edhe kontrollimin e qenve pa pronar, ishin disa nga temat që u trajtuan. Në këtë mbledhi kryeministri i deklaroi para kryetarëve se ka rritur në 15 përqind përkrahjen monetare për komunat. Takimi u mirëprit nga komunarët të cilët thonë se në këtë formë rritet bashkëpunimi qeveri-komuna.