Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare NULL NULL 17.02.2026 13:03 17.02.2026 13:03 Kryeministri Albin Kurti deklaroi në paradën e pavarësisë që po mbahet në Prishtinë se nuk do t’i mbyllin sytë para padrejtësisë që po bëhet ndaj drejtuesve të UÇK-së në Hagë “ Disa nga drejtuesit e luftës sonë çlirimtare po vazhdojnë të mbahen në paraburgime të stërzgjatura në Hagë, në procese gjyqësore jo transparente dhe krejt të pashembullta për praktikat e drejtësisë ndërkombëtare”. “Ne besojmë në drejtësi, por nuk pranojmë ta rishkruajmë historinë. Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar, çlirimtare dhe antikoloniale. Një luftë e drejtë e një populli të okupuar e të shtypur nën aparteid dhe kjo është një e vërtetë që nuk mund të ndryshojë asnjëherë“, deklaroi ai. Mes tjerash, shefi i Qeverisë tha se do të vazhdojnë investimin në ushtri dhe polici.