Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti: Lavdi ndër mote veprës heroike të kryezotit të Arbnisë, Gjergj Kastriotit Skënderbeut

NULL NULL
17.01.2024 17:43
Gjergj Kastriot Skenderbeu
Foto: Facebook, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti  e kujtoi Gjergj Kastriot “Skënderbeun” në përvjetorin e vdekjes së tij më 17 janar të vitit 1468.

Ai, me anë të njoftimi në rrjetin social Facebook, ka thënë lavdi ndër mote veprës heroike të “Kryezotit të Arbnisë, Gjergj Kastriotit Skënderbeut!”

“Më 17 janar të vitit 1468, e lëshoi frymën e fundit për së gjalli, fisniku arbnor Gjergj Kastrioti i mbiquajtur Skënderbeu! Këmbanat në Lezhë ranë për të dhënë lajmin për vdekjen e tij, kurse shumë letra nga shumë anë u shkruajtën dhe u dërguan drejt Venedikut, Romës, Sienës, Napolit, Aragonës, Dubrovnikut e Stambollit, me njoftimin që Skënderbeu kishte vdekur”.

“Sot bëhen 556 vite nga dita kur vdiq Skënderbeu. Ai ishte 63 vjeçar, por përtej viteve të jetës së tij, ndër shekuj, figura e Skënderbeut vazhdoi të bënte histori, që nga koha kur heroizmat e tij e frymëzuan mbrojtjen e Evropës dhe deri në shekullin e XIX kur u rimor nga rilindasit për ta qendërzuar rreth tij ngritjen e kombit shqiptar”, ka shkruar Kurti. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme