Kurti: Kosova storje suksesi e NATO-s të cilës nuk i gëzohen vetëm Serbia e Rusia NULL NULL 30.05.2023 20:47 30.05.2023 20:47 Albin Kurti ne Rubikon Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova është një storje suksesi e NATO-s pasi në vitin 1999 ajo u çlirua nga Serbia dhe regjimi i Sllobodan Millosheviqit. Në një intervistë për CNN International, ai tha se suksesit të Kosovës nuk i gëzohen vetëm Serbia dhe Rusia. “Në Kosovë 4 për qind e minoriteteve janë serbë, 93 për qind e popullsisë janë shqiptarë, ndërsa 3 përqindshi tjetër i popullsisë i takon minoriteteve të tjera që janë boshnjakë, turq, kroatë, romë, ashkali dhe egjiptas. Nuk mund të ketë privilegj vetëm për një minoritet në Kosovë”. “Serbia është ajo që po e vajton akoma humbjen e Kosovës në vitin 1999 kur intervenoi misioni i NATO-s. Kosova është një storje suksesi e intervenimit të NATO-s, kjo gjë e pengon vetëm Beogradin dhe Kremlinin”, ka thënë Kurti. Në një intervistë me Isa Soares për CNN International, ai ka folur edhe për Asociacioni e komunave me shumicë serbe, për të cilin ka thënë se duhet të formohet sipas Kushtetutës së Kosovës, duke e përmendur kështu edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila nuk lejon që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive, duke përmendur edhe marrëveshjen që u arrit në shkurt për të cilën tha se duhet sekuencuar zbatimi i saj./Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS