Kurti e nis vizitën në Vjenë duke takuar bashkatdhetarët, i falënderon për mikpritjen NULL NULL 03.11.2024 19:17 03.11.2024 19:17 Pamje e publikuar nga kryeministri Albin Kurti. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes disa pamjeve të publikuara në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ka takuar bashkëatdhetarët në Vjenë. Ai ka thënë se zakonisht vizitat zyrtare përmbyllen me takime të tilla, por u shpreh se ky ka filluar në këtë mënyrë. Kurti ndër të tjera, përmes shkrimit të tij ka falënderuar bashkatdhetarët për mikpritjen, përcjell Klankosova.tv. “Zakonisht vizitat zyrtare i përmbyllim me takime me bashkatdhetarë. Kësaj radhe po e nisim me ta dhe me miq të shtetit të Kosovës. Mirë se po takohemi në Vjenë e ju faleminderit për mikpritjen”, ka shkruar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shkak i kushteve atmosferike, LDK-ja e shtyn prezantimin e projektit për Qendren e Skijimit në Brezovicë 12 orë më parë