Kurti e Murati e prezantojnë buxhetin në Mitrovicë (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 23.11.2022 20:29 nga Qendresa Sinani 23.11.2022 20:29 E mërkura ishte dita e dytë e prezantimit të buxhetit në kuadër të turit që pritet të organizohet në krejt qytetet e vendit nga Kryeministri Albin Kurti, e ministri i financave Hekuran Murati. Kësaj radhe rendi ishte për qytetin më verior të vendit, Mitrovicën. Në skenën e teatrit të këtij qyteti, shefi i qeverisë e ai i kuletës së shtetit prezantuan projektet që do t’i kryejnë me mbi 3 miliardë euro buxhet, që siç u tha është më i larti në histori të Kosovës.