Kurti e mbështet Kosovën edhe në hendboll (FOTO) NULL NULL 16.10.2022 23:43 16.10.2022 23:43 Kosova e ka humbur përballjen kundër Sllovenisë në hendboll. “Dardanët” humbën me rezultat 29:24. E ndeshjen e ndoqi një mysafir goxha special. Ishte kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i cili ishte i pranishëm. Ai ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku dhe ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq. E kjo nuk ishte ndeshja e vetme që Kurti e ka përcjell në hendboll. I pari i qeverisë kishte qenë mysafir edhe herave të tjera. Albin Kurti, njihet si adhurues i madh i sport dhe fans i kombëtarës së Kosovës. Kurti, i kishte përcjell nga afër disa ndeshje të kombëtarës së Kosovës në futboll.