Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti, Blairit: Ndihemi të nderuar me prezencën tuaj – kur folët në Kuvend, s’pati qeveri-opozitë

NULL NULL
10.06.2024 13:52
tony blair albin kurti
Kryeministri Albin Kurti takon ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. Foto: Screenshot / Qeveria

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka pritur sot në takim ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blairin.

Kurti tha se ndihet i nderuar me prezencën e Blairit në Kosovë.

“Faleminderit kryeministër Blair. Është nder i madh që të kemi në mesin tonë. Faleminderit për fjalimin e mrekullueshëm në parlament. Për ato minuta sa ju folët, nuk kishte pozitë dhe opozitë”, tha Kurti gjatë takimit me ish-kryeministrin britanik.

I pari i Qeverisë shprehu konsideratë të për ish shefin e qeverisë britanike.

“Një mik në ditë të vështira është një mik i vërtetë. I tillë është kryeministri Blair”, tha Kurti.

Zyra e Kryeministrit ndau pamje edhe nga takimi Kurti-Blair.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

lajme të ngjashme