Kurti: Bishti i krimit është në Karaçevë, koka në Prishtinë NULL NULL 19.09.2020 14:29 19.09.2020 14:29 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për aksionin e policisë të kryer në Karaçevë të Komunës së Kamenicës. Kurti në një konferencë për media ka thënë se beson që ky është vetëm fillimi i këtij aksioni dhe ka shtuar se e përgëzon policinë dhe prokurorinë për punën. “Pas këtij procesi duhet të vazhdohet edhe me hallkat tjera të sistemit të sigurisë dhe të drejtësisë në mënyrë që i gjithë proceci të përfundojë me sukses, ky besoj është vetëm fillimi nuk është përfundimi”. “Nëse mbrëmë ka qenë krim i madh i organizuar ne duhet të themi se është e kanë kapur vetëm për bishti koka e këtij krimi është diku tjetër në Prishtinë”. “Pas aksionit të mbrëmshëm nevojitet prani e përhershme e policisë në Karaçevë. Mbrëmë kemi parë një fillim i cili është shokues për nga numri i policëve të arrestuar. Ka ngelur edhe shumë për t’u bërë. Ka pasur aksione spektakolare edhe më herët por nuk kanë rezultuar me dënime”. “Dihet që numri më i madh i kriminelëve të paqes për metër katror në Republikën e Kosovës është në Prishtinë. E tash nëse luftojmë korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar si bëhet se ka kaq shumë zell për të vrapuar në Zubin Potok e në Karaçevë e jo në Prishtinë. Kriminelët e mëdhenj janë fatkeqësisht në kryeqytet, prandaj për mua është absurde që ka kaq shumë zell për të shkuar larg kryeqytetit, ku për bindjen time, në Prishtinë janë kokat e krimit”, ka thënë Kurti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë