Kurti bisedon me kryetarët e Bujanocit dhe Preshevës rreth Covid-19

Kurti bisedon me kryetarët e Bujanocit dhe Preshevës rreth Covid-19

NULL NULL
1 year më parë

Sot në orët e pasdites, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar dy biseda telefonike, njërën me kryetarin e Komunës se Bujanocit, Shaip Kamberin dhe tjetrën me kryetarin e Komunës së Preshevës Shqiprim Arifin.

Kamberi dhe Arifi e kanë njoftuar Kurtin mbi menaxhimin e situatës me Covid-19, njofton Klan Kosova.

Sipas tyre, deri më tani janë tre të infektuar në Bujanoc, kurse asnjë i infektuar në Preshevë.

“Autoritetet lokale të të dyja komunave janë të përkushtuara në luftimin e pandemisë Covid-19 për gjithë qytetarët”.

Kurti në emër të Qeverisë, të dy kryetarëve ua ka shprehur gatishmërinë e mbështetjes socio-ekonomike dhe humanitare.

“Për të konkretizuar përkrahjen me kryetarët Arifi dhe Kamberi do të komunikojë edhe Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi”.

klankosova.tv