Kurti befasoi me vizitën e heshtur (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 07.09.2022 20:18 nga Drin Demiri 07.09.2022 20:18 Lulet janë ende aty ku u lanë një ditë më parë. Ato i solli në këtë pjesë të veriut të Kosovës, të banuar me serbë, të martën, kryeministri i Republikës, Albin Kurti, në nderim të policit Enver Zymberi, i cili 11 vjet më parë u vra pikërisht në këtë vend. Respekti u bë me rastin e 23 vjetorit të themelimit të institucionit për të cilin punonte tashmë i ndjeri, njofton Klan Kosova. Ardhja në territorin e komunës veriore të Zubin Potokut besohet të jetë e para në këtë anë e Kurtit. E ky nuk u ndal vetëm këtu. Bashkë me vartësin e tij, minisntrin Xhelal Sfecla shkuan edhe në bazën e re të forcave të rendit, në Jasenovik. Pika e lartë këtu, mbase motivoi kreun e ekzekutivin të vrojtojë me dylbi. Nuk dihet nëse nga këtu e pa edhe qendrën e Zubin Potokut, por serbët këtu nuk është se u entuziasmuan me vizitën e Kurtit. Në fakt, ata thanë që nuk duan të flasin për të. Vizita e kryeministrit u bë pa ndonjë njoftim paraprak. Shqiptarët që jetojnë në një fshat të afërt, nëpër të cilin kaloi kryeministri, u hatruan pak pse ai nuk u ndal te ta.