Kurbin: Tre persona humbin jetën pasi vetura bie nga ura NULL NULL 01.05.2018 15:51 01.05.2018 15:51 Tre persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur pasditen e kësaj të marte. Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Adriatik të Kurbinit, ku makina me tre persona është rrezuar nga ura dhe ka rënë në kanal, transmeton Klan Kosova. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimave. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, shkruan Ora, transmeton Klan Kosova.