Kur pritet të zhvillohet ndeshja Barca – Osasuna? NULL NULL 09.03.2025 10:32 09.03.2025 10:32 Një ngjarje tragjike ndodhi të dielen para nisjes së ndeshjes mes Barcelonës dhe Osasunës. Mjeku i katalunasve, Carles Minarro Garcia, vdiq. Kjo i tronditi të gjithë tek kampi i skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick. Dhe kështu kjo ndeshje u shtye për një afat të pacaktuar, transmeton Klankosova.tv Raportohet se Barca së shpejti do të nisë bisedimet me La Liga-n, për të përcaktuar një datë të re për zhvillimin e ndeshjes, e cila pritet të luhet në maj. Së shpejti pritet të dihet edhe data zyrtare e zhvillimit të kësaj përballje.