Kur mundemi të mos e bartim maskën? NULL NULL 19.04.2021 08:07 19.04.2021 08:07 Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID. Me anë të këtyre masave bartja e maskës është obligative. Por, poashtu është përcaktuar se kur mund të mos bartet maska. Sipas vendimit të ekzekutivit janë tre raste: 11. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç: 11.1.Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes; 11.2. Gjatë vrapit dhe çiklimit; 11.3 Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.