Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kur Gjon Mili u takua me Pikason

NULL NULL
06.08.2015 11:35

Gjon Mili, fotografi amerikan me prejardhje shqiptare, nga qyteti i Korçës, ishte ndër njerëzit e paktë që ka arritur të ruajë kujtime nga momentet me piktorin më të madh të historisë, Pablo Picason.

Pablo Picaso

Kur drejtuesi i revistës life, Gjon Mili, një novator ndriçimi, vizitoi Pablo Picasson në jug të Grancës në vitin 1949, ishte e qartë se takimi i këtyre dy artistëve do të rezultonte në diçka të jashtëzakonshme.

Mili i tregoi Picassos disa nga fotografitë e tij të disa skijatorëve, me drita të vogla të lidhura për dërrasat e tyre të skijimit, duke u hedhur në errësirë.

Picasoooo

“Pikaso”, raportonte Life Magazine në atë kohë, “i dha Mili-t 15 minuta që të provonte një eksperiment. Ai ishte i fascinuar nga rezultati, kështu që vendosi që të pozojë për 5 sesione fotografish. Mili i bëri fotografitë e tij në errësirë, duke i përdorur dy foto aparate, njërin për pamjen anash, kurse tjetrin përballë. Duke i lënë grilat hapur, ai kishte arritur të kapë vija të lehta drite nëpër hapësirë”.

picasoooooo

Seritë e fotografive të njohura si pikturimit e Pikasos me dritë, ishin bërë më një dritë të vogël elektrike në një dhomë të errët. Efektet ishin zhdukur po aq shpejt sa ishin krijuar, por ato ende jetojnë, gjashtë dekada më vonë, në imazhet hipnotizuese të Mili-t.

lajme të ngjashme