Kur është koha më e mirë për të ngrënë? NULL NULL 09.01.2025 15:18 09.01.2025 15:18 Një dietologe në King’s College London po thotë se njerëzit janë shumë të apasionuar pas mëngjesit, pavarësisht nëse e konsumojnë apo jo. Breza të mëparshëm e kanë quajtur mëngjesin vakti hero, por, falë rritjes së popullaritetit të agjërimit me ndërprerje, një grup tjetër po aq entuziast tani promovon shmangien e tij, transmeton klankosova.tv. Kjo duke pretenduar se ngrënia më vonë gjatë ditës ka përfitime, redukton marrjen totale të kalorive dhe përmirëson shëndetin metabolik. Leeming mendon se paraardhësit tanë kishin të drejtë. Ajo sipas the guardian, shpjegon se, lidhur me pretendimet se shmangia e mëngjesit ndihmon në humbjen e peshës, kërkimet shkencore janë kontradiktore. Megjithatë, një dritare më e shkurtër e ngrënies ka efektivitet më të madh kur përputhet me orët e ditës: ngrënia më herët dhe ndalimi më herët për të përputhur funksionimin e sistemit tonë tretës, i cili ngadalësohet në mbrëmje.