Kur duhet ta mbani akoma maskën? NULL NULL 20.05.2021 14:20 20.05.2021 14:20 Maskat janë pjesa kryesore për t’u mbrojtur nga COVID-19, mirëpo tanimë duket se e gjithë bota është lodhur duke i bartur ato. Lajmi i mirë është se ka disa lirime për to. Ju mund ta hiqni plotësisht maskën nga përdorimi nëse jeni të vaksinuar plotësisht. Mirëpo, e gjithë kjo varet nga shteti se ku gjendeni dhe sa është zhvilluar procesi i vaksinimit, shkruan Associated Press, transmeton klankosova.tv. Nëse jeni të vaksinuar plotësisht, udhëzimet më të fundit nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se nuk keni më nevojë të mbani maskë ose distancë fizike në shumicën e situatave. Kjo përfshin edhe në kohën kur jeni jashtë dhe në hapësira të brendshme si restorantet. Mirëpo pavarësisht këtyre masave lehtësuese ende shumë vende që kanë vaksinuar pothuajse pjesën më të madhe të popullatës si Amerika ende duhet të bartin maska me vete gjatë udhëtimit, duke përfshirë këtu autobusët, metrotë dhe aeroplanët. Njerëzit e vaksinuar mund të preferojnë të vazhdojnë të mbajnë maskat. Megjithëse shanset janë të ulëta për infektim, mirëpo është ende e mundur të infektoheni, edhe nëse simptomat ka të ngjarë të jenë të lehta ose inekzistente. Meqenëse fëmijët më të vegjël se 12 vjeç nuk janë ende të kualifikuar për vaksinim, ata duhet të vazhdojnë të mbajnë maska brenda shtëpisë dhe në shumicën e vendeve publike si njerëzit e tjerë të pavaksinuar.