Kur do të mbahet gjyqi ndaj P.Diddyt? NULL NULL 11.10.2024 08:53 11.10.2024 08:53 Sean Combs – i njohur si P.Diddy dhe Puff Daddy – dëshiron të dalë në gjyq për akuzat për trafikim seksual vitin ardhshëm saktësisht më 5 maj 2025, kanë thënë avokatët e tij. Reperit i është refuzuar vazhdimisht lirimi me kusht pasi u deklarua i pafajshëm për tre akuza për sulm seksual. Combs ndodhet në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn, ku ka qenë që kur u arrestua më 16 shtator në një hotel në Nju Jork, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Artisti mohon të gjitha akuzat dhe përballet me një gjyq penal pasi i është mohuar lirimi me kusht prej 50 milionë dollarë. Që kur ai u ndalua, janë shfaqur më shumë akuza, duke përfshirë disa për përdhunim dhe kanë dalë lajme për një padi të re.